Pyetjet e Shpeshta
- Kush po e zhvillon TAP?
- Kush do ta ndërtojë tubacionin?
- Çfarë është TAP?
- Cilat janë rreziqet kryesore që lidhen me këtë projekt tubacioni?
- A ka ndonjë mundësi për ndërtimin e objekteve shtesë të magazinimit të lidhura me TAP?
- Pse është duke u zhvilluar TAP?
- Cilat janë alternativat kryesore që lidhen me këtë projekt gazsjellësi?
- A ekziston vërtet nevoja për një tubacion tjetër? A nuk do të krijojë kjo kapacitete të tepërta?
- A janë EGL, Statoil dhe E.ON Ruhrgaz të interesuar të sjellin më shumë partnerë në këtë projekt?
- Si i përgjigjet TAP politikave të BE në lidhje me çështjet e transportit të gazit?
- A përfaqëson projekti ndonjë të sfidë të veçantë teknike?
- Si do të kompensohen pronarët e prekur të tokës përgjatë tubacionit?
- Si do të trajtohet kalimi i tubacionit nëpër zonat e ndjeshme?
- A ka ndonjë rrezik tërmeti përgjatë tubacionit?
- Ku do të jetë i vendosur TAP?
Cilat janë rreziqet kryesore që lidhen me këtë projekt tubacioni?
Një projekt i kësaj shkalle është sfidues dhe kompleks, por nuk mendohet të ketërreziqe të konsiderueshme apo të jashtëzakonshme që lidhen me projektin të cilat nuk mund të menaxhohen në mënyrë te efektshme.
Rreziqet e lidhura tradicionalisht me projekte të tilla mund të minimizohen përmes menaxhimit profesional të projektit
Pse është duke u zhvilluar TAP?
Qëllimi i TAP është që të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për infrastrukturën e furnizimit me gaz, e cila është projektuar për të promovuar diversifikimin dhe sigurinë e furnizimit, si dhe për të gjeneruar rritje ekonomike dhe stabilitet politik me hapjen e Korridorit Jugor Gazit.
Cilat janë alternativat kryesore që lidhen me këtë projekt gazsjellësi?
Me një kapacitet fillestar vjetor prej rreth 10 miliardë metra kub gaz natyror, tubacioni do të krijojë mundësi më të mëdha furnizimi për Evropën me hapjen e një korridori të ri nga Deti Kaspik dhe rajonet e Lindjes së Mesme.
TAP mund të zgjerojë kapacitetin e tij të transportit në 20 MMK në vit. Projekti përfshin gjithashtu mundësinë për të zhvilluar objektet e magazinimit të gazit natyror në Shqipëri, gjë që do të kontribuojë më tej në rritjen e sigurisë së furnizimit në Evropën juglindore.
Gjurma e TAP nga Greqia nëpër Shqipëri do të mundësojë zhvillimin e ardhshëm të shpërndarjes së gazit dhe të furnizimeve për vendet e Evropës juglindore, sidomos në vendet ku ato janë të nevojshme urgjentisht si një mjet për të garantuar sigurinë e energjisë.
A ekziston vërtetë nevoja për një tubacion tjetër? A nuk do të krijojë kjo kapacitete të tepërta?
Tubacionet e reja të gazit të cilat lidhen me rezervat e gazit në Lindjen e Mesme dhe rajonet e Kaspikut do të shtojnë edhe një korridor tjetër të furnizimi me gaz për Evropën, përveç atyre të ngjashme që nisin në Rusi, Afrikë dhe Detin e Veriut, duke kontribuar kështu në diversifikimin dhe sigurinë e furnizimit. TAP do të japë një kontribut të rëndësishëm për t'u përballur me këtë sfidë përgjatë korridorit të ri të furnizimit me gaz në Evropë: Korridorin Jugor të Gazit.
A janë EGL, Statoil dhe E.ON Ruhrgaz të interesuar të sjellin më shumë partnerë në këtë projekt?
Ne jemi të lumtur për çdo partner të fortë që mund të kontribuojë në suksesin e TAP, veçanërisht në qoftë se partnerët e rinj shtojnë vlerën e tërë zinxhirit i projektit, për shpërndarjen, ndërtimin dhe transportin e gazit. Zgjerimi i partneritetit t ëTAP është një çështje që do të merret parasysh vazhdimisht.
Si i përgjigjet TAP politikave të BE në lidhje me çështjet e transportit të gazit?
Zgjerimi dhe diversifikimi i kapaciteteve natyrore të transportit të gazit drejt dhe brenda Evropës janë objektiva të rëndësishme të politikës energjetike tëBE (Rrjetet Trans Evropiane - Energji, TEN-E).
Tubacioni i ri mbështetet nga BE si një projekt TEN-E, dhe është në përputhje me politikën e saj të energjisë. Qëllimi mbetet që TAP të vazhdojë të zhvillohet në përputhje me të gjitha politikat e BE në lidhje me çështjet e transportit të gazit.
A përfaqëson projekti ndonjë të sfidë të veçantë teknike?
Çdo projekt i këtyre përmasave paraqet një mori sfidash brenda të gjitha disiplinave. Ndërtimi i një tubacioni në terren të thyer malor në një lartësi prej 1800 m dhe ku mungon infrastruktura është në vetvete një sfidë mjaft e madhe, por ekziston një eksperiencë respektive nga projekte të tjera si BTC (Baku-Tbilisi-Ceyhan - për naftën) dhe SCP (Tubacioni i Kaukazit Jugor - për gazin).
Shtrimi i një tubacioni 42 inch në ujëra të thella deri në 820 metra është gjithashtu një sfidë, por këtu kontraktorët dhe Statoil kanë ekspertizën e duhur.
Si do të kompensohen pronarët e prekur të tokës përgjatë tubacionit?
TAP-i do të trajtojë të gjitha rreziqet e mundshme të zhvendosjes në përputhje me politikën e TAP-it, ligjet kombëtare si dhe kërkesat më të rrepta ndërkombëtare. TAP-i është i përkushtuar të sigurojë që jetesa dhe kushtet e jetës për të gjithë personat e ndikuar të restaurohen në nivelin që ato do të kishin arritur në rast se TAP-i nuk do të kishte ekzistuar. Do të kryhet një studim i veçantë për të vendosur vlerën e zëvendësimit të aseteve mundësisht të ndikuara dhe kompensimi do të jetë i përshtatshëm. Të gjitha këto kompensime do tëkryhen sipas rregulla strikte të transparencës.
Si do të trajtohet kalimi i tubacionit nëpër zonat e ndjeshme?
Projekti TAP ka ambicie shumë të larta për Shëndetin, Sigurinë dhe Mjedisit (HSE.) Ne synojmë rikthimin e plotë në gjendjenfillestare të mjedisit përgjatë gjurmës së gazsjellësit TAP. Çdo veprimtari që ndikon në mjedis do të minimizohet me kujdes, dhe çdo efekt anësor do të zbutet në mënyrë të përshtatshme. Ne kemi kryer tashmë studime të vendndodhjeve alternative të daljes në det dhe të metodave të ndërtimit në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendore. Ne jemi të bindur se përpjekjet e vazhdueshme inxhinierike do të sigurojnë një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për këtë sfidë.
A ka ndonjë rrezik tërmeti përgjatë tubacionit?
Disa pjesë të tubacionit kalojnë nëpër zonat me një aktivitet të caktuar sizmik. Megjithatë projektimi i tubacion nëpër zona të tilla është konsideruar si "i fjalës së fundit," brenda industrisë së tubacioneve dhe gazsjellësi i TAP do të përmbushë kërkesat më të larta në këtë drejtim.
Ku do të jetë i vendosur TAP?
Gazsjellësi Trans Adriatik do të fillojë në Greqi dhe do të vazhdojë në pjesën tokësore deri në bregun e Detit Adriatik, pas kalimit nëpër të gjithë territorin Shqipërisë, nga lindja në perëndim. Pjesa detare e tubacionit fillon në afërsi të qytetit shqiptar të Fierit dhe kalon detin Adriatik për t’u lidhur me rrjetin e transportit të gazit të Italisë të operuar nga SNAM ReteGaz. Në pjesën e ti të sipërme të rrjedhjes, TAP do të lidhet me sistemin ekzistues të tubacionit të DESFA në Greqi, i cili është i lidhur edhe më tej në lindje me sistemet në Turqi, për të siguruar akses për furnizimin e kontraktuar të gazit në Detin Kaspik.
TAP do të përdorë gjurmën më të shkurtër nëpërmjet sistemeve ekzistuese në Turqi dhe Greqi për të sjellë gazin natyror nga rajoni i Detit Kaspik, i cili asnjëherë deri tashmë nuk ka mbërritur në Evropë përmes tubacioneve.
