Objektet nëntokësore të magazinimit të gazit natyror

Projekti i gazsjellësit Trans Adriatik po studion mundësinë e zhvillimit të një objekti nëntokësor për magazinimin e gazit natyror në Shqipëri. Ky funksion do të rrisë besueshmërinë e furnizimit me gaz të konsumatorëve të energjisë në Evropën juglindore.

Cilat janë përfitimet e magazinimit të gazit?

• Magazinimi i gazit të TAP do të mbështesë sigurinë e furnizimit me energji për Evropën, si dhe për rajonin e Evropës juglindore në veçanti.

• Do të sigurojë fleksibilitet në rritje për të përballuar ndërprerjet e furnizimit apo variacionet sezonale të konsumit të energjisë.

• Do të rrisë fleksibilitetin e transportuesve dhe blerësve të gazit.

• Do të rrisë tregun e gazit-për-energji në Evropën juglindore.

Ku do të ndodhet objekti i magazinimit të gazit?

Projekti TAP po shqyrton mundësinë e zhvillimit të objekteve të magazinimit të gazit në rajonin e Dumresë, në Shqipërinë qendrore, duke përdorur formacionet nëntokësore të kripës. Kjo zonë ndodhet rreth 50 km në jug të Tiranës, si dhe 20 km në veri të gjurmës së planifikuar të tubacionit Trans Adriatik.

Shpellat e kripës janë formacione të trasha të krijuara nga depozitat e kripës natyrale, të cilat me kalimin e kohës, depërtojnë nëpër shtresat sedimentare të sipërme dhe krijojnë struktura që u ngjajnë shpellave. Ata mund të paraqesin madhësi deri në masën 1.500 metra në diametër, dhe 9.000 metra në lartësi. Shpellat e kripës janë të përshtatshme për ruajtjen e gazit natyror duke qenë se ato janë “hermetikisht të mbyllura” dhe parandalojnë rrjedhjet natyrore të gazit.

Në mënyrë që të ndërtohen objekte për magazinimin nëntokësor të gazit, është e nevojshme që të krijohen shpella [vrima] nëpërmjet shpimit dhe duke sjellë ujë me pompa në shtresat e kripës. Çdo shpellë është rreth 300 metra e lartë dhe 80 metra e gjerë. Shpellat mund të mbajnë deri në 50 milionë metra kub gaz gjatë funksionimit. Zakonisht, shpellat e kripës që përdoren për magazinimin e gazit natyror gjenden 2,000 deri në 500 metra nën sipërfaqe.

Muret e shpellave janë të qendrueshme dhe rezistente ndaj lëkundjeve/shokut. Si fillim TAP parashikon krijimin e 3 deri në 5 shpellave.


Sistemi i magazinimit të gazit natyror nën tokë

Sistemi i magazinimit të gazit natyror të TAP do të përbëhet nga tre elementë të ndryshëm:

1) Pjesa nëntokësore me 3 deri në 5 shpella kripe, vargjet e prodhimit dhe valvul që janë të lidhura me objektet kryesore të përpunimit nëpërmjet tubacioneve nëpër fusha.

2) Objektet e përpunimit të gazit: kompresimi/rritja e volumit të gazit, tharja e gazit (ngrohësit dhe ftohësit), matja e rrjedhjes së gazit dhe sistemet e kontrollit.

3) Tubacionet që lidhin objektin me gazsjellësin Trans Adriatik dhe mundësisht me sisteme të tjera lokale të transmetimit - për shembull, tubacioni i planifikuar Adriatik-Jonian (IAP), ose Unaza e Ballkanit Perëndimor (WBR) (shihni illustrimin më sipër).

Mundësi unike dhe e realizueshme e magazinimit

TAP ka kryer një vlerësim paraprak të potencialit gjeologjik për krijimin e magazinimit nëntokësor të gazit natyror në Shqipëri. Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se krijimi i shpellave të kripës në formacionet e kripës në Dumre është teknikisht i mundshëm.Gjithashtu, madhësia e shpellës së kripës në Dumre bën të mundur zhvillimin e ardhshëm të shpellave të tjera të kripës.

Pasi të merret vendimi i investimit për projektin e tubacionit Trans Adriatik, mund të zhvillohen më tej dhe më në detaje planet për magazinimin e gazit. Kjo do të përfshijë shpimin e tre puseve të ardhshëm për studime të hollësishme. Pasi të provohet se puset janë të përshtatshme për qëllime të magazinimit të gazit, do të fillojë projektimi i objekteve.

Nisja e projektimit të objektit të magazinimit të gazit është planifikuar aktualisht për fundin e vitit 2019. 

Last update 06.05.2013