Koncepti

Tubacioni Trans Adriatik do të transportojë gaz natyral nga struktura gjigante Shah Deniz II në Azerbajxhan, duke e përcjellë nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë përtej Detit Adriatik në Italinë jugore dhe më tej në Evropën perëndimore. Projekti ka për qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit si dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz për tregjet evropiane.

Në këtë mënyrë TAP-i do të hapë të ashtuquajturin Korridorin Jugor të Gazit, duke rritur sigurinë e Evropës për energji duke kontribuar në diversifikimin e furnizimit të rajonit me gaz.  
Projekti është hartuar për të zgjeruar kapacitetin e transportit nga 10 deri në 20 MMK në vit në varësi të volumit.

Projekti TAP mundëson gjithashtu zhvillimin e objekteve të magazinimit të gazit natyror në Shqipëri për të garantuar më tej sigurinë e tregjeve Evropiane gjatë ndonjë ndërprerjeje operacionale.

TAP-i do të promovojë zhvillim ekonomik dhe hapje vendesh pune përgjatë korridorit të tubacionit dhe është i vetmi tubacion në Korridorin Jugor të Gazit i cili nuk është në varësi të fondeve publike. 

Natural Gas Reserves (in trillion clubic metres). Source: BP World Energy Statistical Review 2012

Natural Gas Reserves (in trillion clubic metres)
Last update 04.03.2014